Mbytet një grua në Liqenin e Dibrës
- "Pas thirrjes, menjëherë ka arrit ekip i Ndihmës së shpejtë nga Spitali i përgjithshëm me aktivitete të zgjeruara. Mjeku kujdestar vetëm ka konstatuar vdekjen. Në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune”, thonë nga policia.
- Post By Fami Bajrami
- 16:17, 28 qershor, 2025
Dibër, 28 qershor 2025 (MIA) - Një grua 40-vjeçare është mbytur në liqenin e Dibrës pranë plazhit të qytetit.
Gruaja është vërejt nga dy persona të cilët e kanë nxjerrë nga uji dhe ku janë përpjekur ta reanimojnë, por pa sukses.
"Pas thirrjes, menjëherë ka arrit ekip i Ndihmës së shpejtë nga Spitali i përgjithshëm me aktivitete të zgjeruara. Mjeku kujdestar vetëm ka konstatuar vdekjen. Në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune”, thonë nga policia.
Është kryer mbikëqyrje nga policia dhe prokurori kujdestar, ndërsa trupi është dërguar në autopsi.
Pas rreth dhjetë vitesh, ky është rasti i parë me fatalitet në këtë liqen. Që nga viti 2017, në plazhin e qytetit ka pasur ekipe shpëtimi. Këtë verë nuk funksionin shërbimi për shpëtim.
Foto: MIA