Mbytet në Strugë një grua e moshuar nga Resnja
- Në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhës në Strugë është gjetur dje në grua e mbytur.

Strugë, 26 korrik 2023 (MIA) - Në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhës në Strugë është gjetur dje në grua e mbytur.
SPB Ohër kumtoi se pas ekspertizës së kryer është vërtetuar se bëhet fjalë për një grua 67 vjeçare nga Resnja.
"Në SPB Strugë, dje në ora 15 e 25 minuta është paraqitur se, në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhës në Strugë, është vërejtur një trup i pajetë. Nga ekspertiza e kryer, është konstatuar se bëhet fjalë për F.S. (67) nga Resnja, sqaroi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.
Mjeket e Shtëpisë së shëndetit dhe Ndihmës urgjente nga Struga, kanë konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës. Me urdhër të prokurorit publik, mbi trupin e gruas së vdekur do të kryhet autopsi. mb/
Foto: MIA