Mbyllet për qarkullim rruga nga Breznica përmes PK “Jasen” deri në Makedonski Brod
- Për shkak të zjarrit është mbyllur plotësisht rruga nga Breznica përmes Parkut kombëtar "Jasen" deri në Makedonski Brodi, njofton NP "Rrugët e Maqedonisë".
- Post By Fami Bajrami
- 09:12, 12 gusht, 2025
Shkup, 12 gusht 2025 (MIA) - Për shkak të zjarrit është mbyllur plotësisht rruga nga Breznica përmes Parkut kombëtar "Jasen" deri në Makedonski Brodi, njofton NP "Rrugët e Maqedonisë".
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se që nga ora 7:00 në territorin e mbarë vendit ka 16 zjarre në hapësirë të hapur, njëri prej të cilëve është aktiv. Ky është zjarri në territorin e komunës së Makedonski Brodit, në zonën shumëfunksionale Jasen, ku është përfshirë një pyll i përzier.
Nën kontroll është zjarri në komunën e Kërçovës, midis fshatrave Çellopeci dhe Miokazi, ku digjet pyll i përzier.
Janë shuar 14 zjarre, dy prej të cilave në komunën e Kumanovës, si dhe në komunat Bosillovë, Vrapçisht, Tetovë, Koçan, Resnjë, Novo Sellë, Krushevë, Tearcë dhe Prilep. Në rajonin e Shkupit, janë shuar zjarret në komunën e Sarajit, pranë fshatrave Radushë dhe Sfillare dhe në fshatin Shishovë, si dhe zjarri në fshatin Haraçinë.
Foto: arkivi i MIA-s