• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbrojtja në "Besa trans" do të ankohet për aktgjykimin dënues

Mbrojtja në

Shkup, 7 mars 2024 (MIA) - Mbrojtja do të shfrytëzojë të drejtën e saj për ankesë ndaj aktgjykimit në rastin "Besa trans", sipas të cilës pronari i personit juridik është dënuar me burg prej një viti e tetë muaj, deklaroi mbrojtja e të akuzuarit Bekim Haxhiu, Asmir Alispahiq.

Në deklaratë për mediat pas aktgjykimit të sotëm për rastin, në të cilin përveç pronarit është akuzuar edhe personi juridik “Besa Trans”, i cili është dënuar me gjobë prej 800.000 mijë denarë dhe katër vjet ndalesë për kryerje të transportit ndërkombëtar, avokati Alispahiq deklaroi se konsideron se dënimi është shumë i lartë.

"Nëse bëjmë një krahasim në pjesën e vendimeve të tjera të shqiptuara gjyqësore dhe vendimeve gjyqësore të këtij lloji, megjithëse parashikohet dënim me burgim nga një deri në pesë vjet, mendoj se në këtë situatë të veçantë është shumë i lartë, jo vetëm në pjesën e ekzistimit të veprës penale", tha ai.

Shtoi se teoria e mbrojtjes do të prezantohet edhe para gjykatave të larta.

"Sipas mbrojtjes në rastin konkret penal, kjo vepër jo vetëm që nuk mund të mbetet, por as i pandehuri Bekim Haxhiu e as personi juridik nuk është dashur të akuzohen. Por, natyrisht, procedura u krye. Aktgjykimi është jofuqiplotë. Palët kanë të drejtë ankese dhe do t'i presim vendimet prej tyre", tha ai.

Sipas avokatit Asmir Alispahiq, për të përmbushur thelbin e veprës penale të “falsifikim i dokumentit”, përveç materialit dëshmues, nevojitet edhe një ekspertizë.

"Në fjalën time përmbyllëse e kam analizuar këtë si teorikisht ashtu edhe nga praktika gjyqësore krahasuese, ku element bazë për këtë vepër penale është ekzistenca e një dokumenti të falsifikuar dhe të përdorur si real. Në këtë situatë specifike, as nuk është përpunuar, as nuk është përdorur, ndërsa as nuk ekziston. Pra, jam i bindur, si jursit dhe si avokat i Haxhiut, se ky aktgjykim nuk mund të mbetet ashtu siç është shqiptuar në këtë situatë të konkrete", theksoi ai.

Prokurori Vladimir Milloshevski theksoi se do të presin që të merret vendimi me shkrim i Gjykatës, për të parë se çfarë do të bëjnë më tutje.

“Nuk dua të komentoj më vendimin e Gjykatës, e vetmja gjë është se gjykata e ka pranuar aktakuzën në tërësi ashtu siç ka qenë dhe ka shpallur fajtor të akuzuarin dhe personin juridik të akuzuar”, tha ai.

Argumentet e tij ishin se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nuk ka lëshuar fare deklaratë për licencën për autobusin konkret, as nuk është bërë kërkesë dhe as nuk është lëshuar.

"Kjo do të thotë se autobusi, siç është shkruar në aktakuzë, siç tha edhe Gjykata sot gjatës shpalljes së aktgjykimit, u ka treguar autoriteteve të jashtme administrative një certifikatë nga licenca, ndërsa një gjë e tillë, për atë autobus, nuk është lëshuar fare nga organi kompetent" tha prokurori.

Edhe avokati Alispahiq edhe i akuzuari Milloshovski, kujtuan se ky proces nuk ka të bëjë me aksidentin e autobusit që ka ndodhur me autobusin konkret në Bullgari.

Gjykatësi Ivica Stefanovski, i cili sot e publikoi aktvendimin në Gjykatën Themelore Penale Shkup, theksoi se të pandehurit Bekim Haxhiu dhe personi juridik "Besa Trans BTB SHPKNJP" janë fajtorë për shkak se i pandehuri, si drejtues i personit juridik "Besa Trans BTB SHPKNJP Shkup", në disa raste ka përdorur si të vërtetë dokument publik fals, Certifikatë nga licenca për ushtrimin e transportit publik në qarkullimin rrugor ndërkombëtar, e cila nuk është dhënë fare nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për atë autobus. 

Në nëntor 2021, në autostradën "Struma" në Bullgari në një aksident autobusi me autobus të agjencisë "Besa trans" e kanë humbur jetën 45 persona.

Për aksidentin hetimi është udhëhequr në Bullgari. Hetimi ka përfunduar, ndërsa sipas autoriteteve hetimore në Bullgari, shkaku kryesor është gabimi njerëzor.

Autobusi fillimisht goditi një bankinë, ndërsa më pas mori flakë. Sipas ekspertizës, shoferi në momentin e goditjes lëvizte me shpejtësi 108 kilometra në orë, në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 90 kilometra në orë. Siç thuhet në analizën e hetuesve, flakët kanë përfshirë autobusin në pak minuta.

Autoritetet hetuese maqedonase pas aksidentit kanë hapur hetim, por vetëm për veprimtarinë e personit juridik “Besa Trans”.

Pas aksidentit, autoritetet e RMV-së kanë hapur hetim, por vetëm për punën e personit juridik "Besa trans". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR