• e premte, 27 dhjetor 2024

Mbrojtja kundërajrore ukrainase mbrëmë ka rrëzuar 16 nga 30 dronet e lansuara ruse

Mbrojtja kundërajrore ukrainase mbrëmë ka rrëzuar 16 nga 30 dronet e lansuara ruse

Kiev, 1 tetor 2023 (MIA) - Sistemet ukrainase për mbrojtje kundërajrore gjatë natës kanë rrëzuar rreth 30 fluturake pa pilot "Shahed -131/136", që Rusia i ka lansuar në territorin ukrainas, njoftoi sot paradite aviacioni ukrainas, transmetoi agjencia ukrainase Unian. 

Në aplikacionin për porosi Telegram aviacioni ukrainas njoftoi se fluturaket pa pilot ishin lansuar nga jugu, juglindja dhe veriu, ndërsa me ato ashpër ishte sulmuar rajoni qendror ukrainas Çerkasi. 

"Gjatë natës, armiku sulmoi masivisht rajonin tonë Çerkasi me dronë luftarakë. Fatkeqësisht, ata goditën infrastrukturën industriale në qytetin Uman", tha në  Telegram guvernatori i Çerkasi, Ihor Taburets.

"Për shkak të kësaj shpërthyen zjarre në depo. Veçanërisht në ato në cilat ruhet gruri", precizoi guvernatori dhe shtoi se në sulmet një person është lënduar. 

Mediat britanike nuk mundën të jepnin konfirmim të pavarur për akuzat e autoriteteve ukrainase. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR