• e premte, 05 korrik 2024

Mbrojtja kundërajrore ruse mbrëmë ka rrëzuar 28 dronë ukrainas

Mbrojtja kundërajrore ruse mbrëmë ka rrëzuar 28 dronë ukrainas

Moskë, 7 qershor 2024 (MIA) - Forcat e Mbrojtjes kundërajrore ruse mbrëmë kanë rrëzuar gjithsej 28 dronë ukrainas mbi territorin e Federatës Ruse, njoftoi këtë mëngjes Ministria ruse e Mbrojtjes. 

Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar dronët ukrainas mbi Krime, Detin Azov, Territorin Krasnodar, Belgorod dhe rajonin e Rostovit, theksohet në komunikatë, njoftuan mediat ruse.

Pasi Rusia nisi sulmin e saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022, Moska pothuajse çdo ditë ka njoftuar për sulmet nga dronët ukrainas në zonat kufitare dhe qendrore, si dhe në Krime. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR