• e premte, 05 dhjetor 2025

Mbrojtja e Onkologjisë: Pse mjekët nuk akuzohen edhe për dhënie dhe marrje të ryshfetit, ndërsa Prokuroria shkon me dëshmitarë që thonë gjëra të tilla bombastike të pabazuara

Mbrojtja e Onkologjisë: Pse mjekët nuk akuzohen edhe për dhënie dhe marrje të ryshfetit, ndërsa Prokuroria shkon me dëshmitarë që thonë gjëra të tilla bombastike të pabazuara

Shkup, 5 nëntor 2025 (MIA) – Sot dëgjuam shumë gjëra kontradiktore, prej të cilave vetëm një gjë është e qartë, se e gjithë kjo është dakorduar prej më parë, me prapavijë që të dëmtohen të akuzuarit dhe të sjellin dëshmitarë të cilët do të thonë gjëra të tilla bombastike, të pabazuara dhe të pambështetura, thotë avokati Bobi Spirovski, avokat i ish drejtorit të Klinikës së Onkologjisë Nino Vasev, në rastin Onkologjia 1 për mjekim joadekuat të pacientëve. 

I pyetur për koment për deklaratën e një prej dëshmitarëve të dëmtuar në seancën e sotme gjyqësore për rastin, se ka pasur problem me sigurimin e terapisë dhe se ka pasur marrëveshje që të qerosen, avokati Spirovski tha se më e çuditshmja është që dëshmitari nuk ka denoncuar, sepse nuk e ka ditur ku të denoncojë.  

“Gjëja më e çuditshme në lidhje me të gjithë atë histori të atij dëshmitari ishte se, kur e pyetën pse nuk e denoncoi mjekun Vasev, ai tha se nuk dinte ku ta denonconte. Epo, e dini, kur dikush ju kërkon ryshfet, ku ta denonconi, në polici. Ashtu siç bëri, kur disa punonjës u kapën duke vjedhur ilaçe, ai e raportoi në Beko në polici”, deklaroi Spirkovski.

Ai, gjithashtu, theksoi se sot ka pasur edhe një dëshmi për kërkesë të parave nga mjek tjetër në procedurë, që sipas tij e hapën çështjen pse prokuroria nuk i ka akuzuar mjekët dhe për dhënien dhe marrjen e ryshfetit. 

“Megjithatë, e gjithë kjo është kaq e paqartë. Së pari, le të sqarojmë një gjë, nga një perspektivë ligjore, kjo procedurë nuk përbën një çështje penale për dhënie dhe marrje ryshfeti. Nëse Prokuroria kishte njohuri të tilla, dhe padyshim që i kishte meqenëse propozon këta dëshmitarë që japin deklarata kaq drastike, pse nuk i akuzoi edhe mjekët për dhënie dhe marrje ryshfeti. Pse, tani po shkojnë me dëshmitarë të tillë, me sa duket të udhëzuar paraprakisht, sepse ata e dinë saktësisht se çfarë pyetjesh të bëjnë, dhe ne nuk kemi asnjë procesverbal nga marrja në pyetje e atyre dëshmitarëve. Ne thjesht u kapëm të papërgatitur. Kjo nuk bëhet, atëherë nuk ka mbrojtje, ne nuk e dimë çfarë ka ndodhur, dhe ajo e di”, theksoi Spirkovski.

Kjo tregon qartë, tha Spirkovski, se bëhet fjalë për konstruksion dhe me prapavijë të dëmtohen të akuzuarit dhe të sillen dëshmitarë që do të thonë gjëra të tilla bombastike, të pabazuara dhe të pambështetura. 

“E dini, ai që jep ryshfet është po aq përgjegjës sa ai që merr ryshfet. Dhe në këtë situatë, dëshmitarë të tillë me vetëdije i nënshtrohen ndjekjes penale. Nëse kjo vërtetohet për mjekun Nino Vasev dhe për mjeken Simonida Crvenkova, të dy ata që e bënë, që e dhanë, do të dënohen po aq sa mjekët. Dikush duhej t'ua thoshte këtë dhe gjykatësi në fillim i qortoi të gjithë dëshmitarët, nëse e ekspozoni veten ndaj ndjekjes penale, mos e thoni këtë, dhe ata e thonë”, deklaroi Spirkovski.

Shumë gjëra kontradiktore, theksoi Spirkovski, prej çka është e qartë vetëm një, se e gjithë kjo është dakorduar dhe menduar prej më parë. 

“Sidoqoftë, morëm dëshmi të tjera, gjithashtu kontradiktore. Ju ishin dëshmitarë për dëshmitarin e parë i cili tha më të mirën për mjekun Vasev, dhe se ata kishin lidhje familjare dhe kontakte në çdo kohë, dhe në fund, nëse po i bashkoheni ndjekjes penale dhe kërkesës për kompensim, thatë po. Pra, nëse gjithçka ishte në rregull, nëse keni pasur lidhje familjare dhe trajtimi ishte i mirë, pse po i bashkoheni ndjekjes penale dhe në të njëjtën kohë kërkoni kompensim. Dua të them, gjëra jashtëzakonisht kontradiktore”, theksoi Spirkovski.

Sot para Gjykatës ishin marrë në pyetje shumë dëshmitarë të dëmtuar, përfaqësues ligjorë të pacientëve të vdekur, të cilët folën për mjekimin dhe terapinë konkrete në Klinikën e Onkologjisë. fc/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR