Mbrojtja civile libaneze ka nxjerrë 30 trupa të pajetë nga rënojat e një ndërtese pas sulmit ajror izraelit
- Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 30 trupa të pajetë nga rënojat e një ndërtese në qytetin Barja në Liban, e cila u shkatërrua në sulmin izraelit, kumtoi sot Shërbimi libanez për mbrojtje civile.
- Post By Besnik Shuki
- 14:33, 6 nëntor, 2024
Bejrut, 6 nëntor 2024 (MIA) - Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 30 trupa të pajetë nga rënojat e një ndërtese në qytetin Barja në Liban, e cila u shkatërrua në sulmin izraelit, kumtoi sot Shërbimi libanez për mbrojtje civile.
Nuk është e njohur nëse ka të mbijetuar ose trupa, të cilat ende janë të ngujuar nën gërmadhat pas sulmit të mbrëmshëm izraelit, i cili është kryer pa paralajmërim. Ushtria izraelite nuk u prononcua për sulmin.
Pesëmbëdhjetë persona e kanë humbur jetën pasi forcat izraelite kanë sulmuar një ndërtesë në Barja, njoftoi televizioni Al Majadin.
Ministria libaneze e Shëndetësisë kumtoi se numri i viktimave nga sulmet izraelite ndaj Libanit ka arritur 3.013 të vrarë dhe 13.553 të plagosur. bsh/
Foto: EPA