Mbreti dhe mbretëresha e Britanisë për vizitë shtetërore në Itali
- Mbreti i Britanisë, Çarlsi i Tretë dhe mbretëresha Kamila sot do ta fillojnë vizitën katërditore shtetërore në Itali, ku do t'i festojnë marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me kombin evropian.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:24, 7 prill, 2025

Londër, 7 prill 2025 (MIA) - Mbreti i Britanisë, Çarlsi i Tretë dhe mbretëresha Kamila sot do ta fillojnë vizitën katërditore shtetërore në Itali, ku do t'i festojnë marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me kombin evropian.
Siç raporton DPA, ata do ta vizitojnë Romën dhe qytetin Ravena, duke shfrytëzuar diplomacinë e "fuqisë së butë" të monarkisë për forcim të marrëdhënieve të Britanisë me aleatin e saj.
Vizita shtetërore në Selinë e Shenjtë, Vatikan, është anuluar, pasi papa Frençesku është në mjekim pas daljes nga spitali pas trajtimit nga pneumonia.
Çarls do të jetë monarku i parë britanik i cili do të mbajë fjalim në dy dhomat e parlamentit italian - në dhomën e deputetëve dhe në senatit e republikës.
Mbreti, gjithashtu, do të ketë audiencë tek presidenti Serxho Matarela dhe kryeministrja Xhorxha Meloni, ndërsa ai dhe bashkëshortja e tij do të marrin pjesë në banketin shtetëror me kravata të zeza në Palaco Kvirinale, e organizuar nga presidenti, mbrëmjen e 20 vjetorit të martesës së tyre. qa/
Foto: EPA