Mbreti danez Frederiku i Dhjetë për vizitë të parë zyrtare në Suedi
- - Mbreti danez Frederiku i Dhjetë dhe bashkëshortja e tij mbretëresha Meri sot e vizituan Suedinë, që është vizita e tyre e parë zyrtare jashtë vendit pasi u bënë monarkë në janar të këtij viti.
- Post By Fitore Curri
- 15:47, 6 maj, 2024

Stokholm, 6 maj 2024 (MIA) - Mbreti danez Frederiku i Dhjetë dhe bashkëshortja e tij mbretëresha Meri sot e vizituan Suedinë, që është vizita e tyre e parë zyrtare jashtë vendit pasi u bënë monarkë në janar të këtij viti.
Çifti mbretëror u prit solemnisht në Stokholm nga princesha Viktoria dhe bashkëshorti i saj Daniel, si dhe mbreti suedez Karli i Gjashtëmbëdhjetë.
Me monarkët danezë për vizitë në Suedi janë edhe ministrat danezë të mbrojtjes dhe punëve të jashtme, ndërsa është paralajmëruar edhe takim me kryeministrin suedez Ulf Kristerson dhe me kryetarin e Parlamentit suedez, Andreas Norlen. fc/
Fotografia: EPA