• e martë, 26 nëntor 2024

Mbretëria e Norvegjisë hap konsullatë në Shkup

Mbretëria e Norvegjisë hap konsullatë në Shkup

Shkup, 29 qershor 2023 (MIA) - Konsullata e Mbetërisë së Norvegjisë në Shkup sot zyrtarisht do të fillojë me punë. 

Në solemnitet, në hapësirat e "SHA Alkaloid"  në Shkup në Autokomandë, do të marrin pjesë ambasadori i Norvegjisë në Beograd, Jorn Eugen Gjelshtad, sekretari shtetëror pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Eivin Vad Peterson, këshilltari në Kabinetin e ministrit të Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Gro Dahle, zëvendësdrejtori në sektorin për EJL pranë MPJ-së së Norvegjisë, Johan Loov, si dhe sekretari i parë i Ambasadës së Norvegjisë në Beograd, Stefan Almehagen Sandstad.

Për konsull në Mbretërinë e Norvegjisë është emëruar Zhivko Mukaetov, i cili gjithashtu funskionin Konsull i Përgjithshëm në Mbretërinë e Danimarkës e kryen tashmë 16 vjet. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR