• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbrëmë u mbajt ceremonia e "Oskarëve", filmi më i mirë "Openhajmer"

Mbrëmë u mbajt ceremonia e

Los Angjelos, 11 mars 2024 (MIA) - Akademia amerikane për arte dhe shkenca filmike i ndau "Oskarët" në solemnitetin që u mbajt mbrëmë vonë në "Teatrin Dolbi" në Los Angjelos. Filmi "Openhajmer" (Oppenheimer) triumfoi në shtatë kategori, nga gjithsej 13 nominime. Udhëheqës i emisionit ishte komiku Xhimi Kimell.

"Openhajmer", në edicionin e sivjetmë, të 96-të të Oskarëve, i fitoi mirënjohjet për filmin më të mirë, rolin kryesor në maktegorinë e meshkujve (Kilian Marfi), roli dytësor në kategorinë e meshkujve (Robert Dauni Xhunior), regji (Kristofer Nolan), si dhe kinematografia më e mirë, montazhi dhe muzika filmike.

Statujat e vlefshme për rolin kryesor dhe dytësor në kategorinë e femrave, shkuan tek Ema Stoun (për filmin "Krijesa të mjera") dhe Dejvin Xhoj Rendolf ("Të tjerët"). "Krijesa të mjera" i fitoi edhe tre Oskarë - për dizajn produkesioni, grim dhe ondulim dhe për kostumografi.

Skenari më i mirë origjinal, sipas Akademisë, është ai për "Anatominë e rënies" të regjisores-skenaristes franceze Zhustin Trije. Skenari më i mirë i adaptuar është për filmin "Fiksioni amerikan" i Kord Xheferson.

"Oskar" për film më të mirë jo anglishtfolës fitoi "Zona e interesit" (The Zone of Iterest) i prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Poloni. Ky realizim e fitoi edhe çmimin për tingullin.

Oskarin për efekte më të mira vizuale e fitoi filmi "Godzilla minus një" nga Japonia.

Kënga më e mirë filmike është "What Was I Made For?" e Bili Ajlish nga filmi "Barbi".

Filmi më i mirë i animuar, sipas Akademisë amerikane, është ai japonez "Djaloshi dhe Heron". Filmi më i mirë i shkurtë është "Rrëfimi i mrekullueshëm për Henri Shugar". Për filmin më të mirë të shkurtë të animuar u shpall "Lufta ka prëfunduar".

Çmimin për filmin dokumentar e fitoi regjisori Msitsllav Çernov për "20 ditë në Mariopol". Dokumentari më i mirë i shkurtë është "SHitorja e fundit për përmirësime" i Ben Praudfut dhe Kris Bauers. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR