MBPEU: Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim me Drejtorinë për kryerjen e sanksioneve
- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me U.D drejtor të Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov.
- Post By Fami Bajrami
- 12:46, 9 shtator, 2025
Shkup, 9 shtator 2025 (MIA)- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me U.D drejtor të Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov.
"Qëllimi i Memorandumit për bashkëpunim është të vendoset bashkëpunim i vazhdueshëm ndërmjet dy institucioneve për sigurimin e tokës bujqësore në pronësi shtetërore, që do të përdoret për kryerjen e veprimtarive bujqësore nga departamentet ekonomiko-instruktive, të formuara në kuadër të sektorëve për risocializim brenda institucioneve ndëshkimore-korrektuese", thuhet në kumtesë.
Kjo iniciativë paraqet një hap të rëndësishëm në procesin e risocializimit dhe trajnimit profesional të personave të dënuar, duke u mundësuar atyre të fitojnë aftësi praktike në bujqësi.
Bashkëpunimi do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për risocializim dhe përgatitjen e të dënuarve për rikthim të suksesshëm në shoqëri pas vuajtjes së dënimit.
Foto: MBPEU