MBPEU: Janë realizuar 70.417.380,00 denarë nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe 7.194.500,00 denarë nga Programi për Zhvillim Rural
- - Janë paguar 70.417.380,00 denarë për 1.297 përfitues për prodhimin bimor dhe blegtoral nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2023, njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
- Post By Fitore Curri
- 11:50, 16 nëntor, 2024

Shkup, 16 nëntor 2024 (MIA) - Janë paguar 70.417.380,00 denarë për 1.297 përfitues për prodhimin bimor dhe blegtoral nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2023, njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Gjithashtu, janë paguar 7.194.500,00 denarë për 42 përfitues nga masa 214.3 e Programit për Zhvillim Rural për vitin 2023.
"Vazhdohet me pagesën e mjeteve të papaguar për bujqit. Përkujdesja për bujqit vazhdon!", bëhet e ditur në kumtesën e MBPEU-së. fc/
Fotografia: MBPEU