MBPEU: Janë paguar 14.502 prodhues të duhanit me vlerë të përgjithshme prej 2.404.561.224,00 denarë
- E plotësuam fjalën e dhënë për prodhuesit e duhanit. Sot u realizua pagesa direkte për duhanin e prodhuar dhe të shitur nga rekolta e vitit 2024. Janë paguar 14.502 prodhues të duhanit me vlerë të përgjithshme prej 2.404.561.224,00 denarë përkatësisht rreth 40.000.000,00 euro, informojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
- Post By Sara Ademi
- 13:30, 25 prill, 2025
Shkup, 25 prill 2025 (MIA) - E plotësuam fjalën e dhënë për prodhuesit e duhanit. Sot u realizua pagesa direkte për duhanin e prodhuar dhe të shitur nga rekolta e vitit 2024. Janë paguar 14.502 prodhues të duhanit me vlerë të përgjithshme prej 2.404.561.224,00 denarë përkatësisht rreth 40.000.000,00 euro, informojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Shfrytëzues të kësaj mase, sqarojnë nga MBPEU, janë personat fizik dhe juridik të cilët prodhimtarinë e tyre të duhanit nga rekolta e vitit 2024 e kanë dakorduar dhe shitur në ndërmarrjen e regjistruar të blerjes sipas Ligjit për duhan, prodhimtari të duhanit dhe prodhime të ngjashme. sa/
Foto: MBPEU