• e hënë, 23 dhjetor 2024

MBPEU: Fermerët të aplikojnë për masën 1.7 pagesë direkte shtesë nga nënmasa 1.4. për kulturat bimore

MBPEU: Fermerët të aplikojnë për masën 1.7 pagesë direkte shtesë nga nënmasa 1.4. për kulturat bimore

Shkup, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave rikujton të gjithë fermerët se është në proces aplikimi për pagesat shtesë direkte nga programi i mbështetjes financiare në bujqësi për vitin 2023. Ata theksojnë se afati për paraqitjen e kërkesave është deri më 25 dhjetor 2023.

"Si përfitues të nënmasës janë 1.7 njësi bujqësore, të cilët kanë sipërfaqe të mbjella me kultura perimore, dhe janë përfitues të nënmasës 1.4 pagesa direkte për sipërfaqe bujqësore arë për prodhimtarinë hortikulturore dhe lule në natyrë dhe në serra. Prodhimi i realizuar është dorëzuar në një objekt përpunimi të perimeve, drejtpërdrejt ose nëpërmjet blerësit të regjistruar, në periudhën nga data 26 dhjetor 2022 deri më 25 dhjetor 2023, duke përfshirë edhe kulturat bimore për nevojat e tyre, kapacitetin e vet përpunues të regjistruar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore", sqaron MBPEU.

Sipas MBPEU, fermerët kërkojnë të parashtrojnë kërkesat e tyre në formë elektronike, duke u kyçur në sistem, përmes lidhjes "Pagesa direkte e-subvencione" në ueb faqen nga AMFBZHR //ëëë.iparda.gov.mk. Plotësimi i kërkesës duhet të printohet dhe të nënshkruhet dhe të dorëzohet me shkrim në AMFBZHR me postë ose direkt ne arkivin e Agjencisë. rq/

Foto: MBPEU

QËNDRONI TË LIDHUR