• e premte, 22 nëntor 2024

Mbledhje konstituive e përbërjes së re të KSHPK-së, 581 lëndë presin zgjidhje prej të cilave 34 janë pranuar nga 8 shkurti

Mbledhje konstituive e përbërjes së re të KSHPK-së, 581 lëndë presin zgjidhje prej të cilave 34 janë pranuar nga 8 shkurti

Shkup, 16 shkurt 2024 (MIA) – Përbërja e re shtatë anëtarësh e Komisionit për Antikorrupsion e cila më 8 shkurt e filloi mandatin për periudhën 2024-2029, ka gjithsej 581 lëndë që do t'i shpërndajë për zgjidhje periudhën në vijim. Prej tyre, 547 janë marrë nga përbërja e mëparshme e KSHPK-së, ndërsa 34 lëndë janë nga 8 deri më 13 shkurt.

Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska në mbledhjen e parë të Komisionit për Antikorrupsion ku janë anëtarë edhe Cveta Ristovska, Sofia Spasova-Medarska, Besnik Xhemaili, Biljana Karakashova-Shulev, Servet Demiri dhe Zoran Bogoevski.

Duke informuar për numrin e lëndëve dhe strukturën e tyre sipas zonave, Dimitrovska në seancën konstituive tha se nga 547 që ka trashëguar nga përbërja e mëparshme, 481 janë pranuar deri më 31 dhjetor 2023 (401 për gjendje pronësore, 46 për konflikt interesi, 26 për parandalimin e korrupsionit dhe tetë raste për inspektimin e legjislacionit për antikorrupsion) dhe 66 janë pranuar nga 1 janari deri më 7 shkurt 2024 (dy për gjendje pasurie, nëntë për konflikt interesi, 54 për parandalimin e korrupsionit dhe një lëndë për inspektim të legjislacionit për antikorrupsion).

Nga 34 raste që kanë pranuar pas marrjes së detyrës deri më 13 shkurt, thekson Dimitrovska, një është për gjendje pronësore, tre për konflikt interesi, 28 për parandalimin e korrupsionit (21 prej tyre për kërkim të mendimit) dhe dy lëndë për inspektim të legjislacionit të antikorrupsionit.

Lidhur me zgjedhjet e dyfishta dhe kompetencat e KSHPK-së, Dimitrovska tha se në drejtim të informimit me kohë dhe transparent mbi ligjshmërinë e përdorimit dhe disponimit të mjeteve buxhetore nga dita e shpalljes deri në ditën e përfundimit të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, deri në 1215 palë të prekura – media, organizata të shoqërisë civile, shfrytëzues buxhetor, parti politike etj. kanë dërguar njoftim të publikuar edhe në faqen e tyre në internet ku tregojnë të gjitha ndalesat që institucionet kanë si detyrim ligjor të respektojnë.

“KSHPK në funksion të monitorimit dhe kontrollit të ligjshmërisë së financimit të fushatës zgjedhore dhe procesit të përgjithshëm zgjedhor do të realizojë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me mediat, shoqatat e qytetarëve dhe me qytetarët dhe për këtë qëllim inkurajojmë mbarë opinionin që me kohë të raportojnë rastet konkrete të shkeljeve të ndalesave të përcaktuara me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktin e interesave dhe Kodin zgjedhor", theksoi Dimitrovska.

Në mbledhjen konstituive anëtari Zoran Bogoevski u zgjodh nënkryetar i KSHPK-së konform dispozitës që nënkryetari i Komisionit të emërohet me rotacion çdo gjashtë muaj sipas rendit të alfabetit të mbiemrit.

Foto: arkivi i MIA-s/ printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR