• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, Osmani nënkryetar i ri i BDI-së, Bekim Neziri, Ilir Hasani dhe Arta Bilalli anëtarë të rinj të kryesisë

Mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, Osmani nënkryetar i ri i BDI-së, Bekim Neziri, Ilir Hasani dhe Arta Bilalli anëtarë të rinj të kryesisë

Shkup, 23 korrik 2023 (MIA) - Bashkimi Demokratik për Integrim e mbajti sot mbledhjen e pestë të rregullt të Këshillit të Përgjithshëm në të cilën nënkryetar i ri i BDI-së u emërua Bujar Osmani ndërsa tre anëtarë të rinj të kryesisë u zgjodhën Bekim Neziri, Ilir Hasani dhe Arta Bilalli.

Arta Bilalli si Sekretare do ta drejtojë departamentin për Barazi Gjinore.

Nën kryesimin e kryetarit të partisë Ali Ahmeti, siç njofton shërbimi për informim i partisë, u trajtuan disa tema kyçe me theks të veçantë mbi situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut.

Lideri Ahmeti theksoi se, vendi ndodhet në një pikë kritike sa i përket perspektivës evropiane dhe ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për të ecur në këtë rrugë.

"Ankorimi i pakthyeshëm i Maqedonisë së Veriut në familjen evropiane është forma më e lartë e patriotizmit për të gjitha komunitetet dhe qytetarët. Konfirmimi i fundit nga Komisioni Evropian se standardet e hapjes për kapitujt do të fokusoheshin vetëm në udhërrëfyesit për administratën publike dhe sundimin e ligjit, në vend të marrëdhënieve me fqinjët, u pa si një përgënjeshtrim i fortë i pretendimeve të opozitës" është shprehur Ahmeti.

Ai i trajtoi shqetësimet për krijimin e një qendre hibride politiko-ekonomike kundër BDI-së, duke shprehur përkushtimin e partisë për parimet demokratike dhe vendosmërinë për të vazhduar punën në drejtim të avancimit të vlerave e standardeve sistemore në Maqedoninë Veriut. 

Ahmeti dhe Këshilli i Përgjithshëm, shtohet më tej, e dënuan sulmin ndaj Zëvendëskryeminstrit të parë, Artan Grubi, duke e cilesiar atë si sulm ndaj BDI-së.

Në mbledhje u shqyrtua edhe Raporti i Sekretarit të përgjithshëm të partisë, Faton Ameti për rezultatin e zgjedhjeve brenda partisë në dhjetëra degë partiake. "BDI është jashtëzakonisht krenare për vendosjen e parimit demokratik "një anëtar, një votë", duke siguruar kështu që pushteti politik vendimmarrës t'i jepet në duart e njerëzve", thuhet në kumtesë. 

Pika e tretë e diskutuar gjatë takimit ishte vlerësimi i funksionalitetit të organeve udhëheqëse të partisë. Në këtë drejtim, Këshilli  i Përgjithshëm mori vendime për forcimin e drejtimit të partisë. 

"Mbledhja e 5-të e rregullt e Kuvendit të Përgjithshëm të BDI-së shënoi një moment të rëndësishëm për partinë, duke rikonfirmuar përkushtimin e saj për vlerat demokratike, përparimin në rrugën evropiane dhe fuqizimin eanëtarëve të saj. Nën udhëheqjen vizionare të Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i palëkundur në misionin e tij për të ndërtuar një të ardhme të begatë dhe gjithëpërfshirësepër Maqedoninë e Veriut", shtohet në kumtesë.

QËNDRONI TË LIDHUR