• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë për problemin me transportin publik në Shkup

Mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë për problemin me transportin publik në Shkup

Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) - Qeveria në orën 14 caktoi mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet për problemin me transportin publik në kryeqytet. Shkupjanët prej dje kanë transport të reduktuar të qytetit për shkak të mungesës së derivateve për autobusët. Pjesa më e madhe e autobusëve janë të locuar në bazat në "Shkup" në Autokomandë dhe Gjorçe Petrov.

Për sot në orën 18 është caktuar edhe mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Nga grupi i këshilltarëve të LSDM-së në konferencë për shtyp prezantoi propozime për tejkalim të krizës. Nga atje propozojnë Qeveria urgjentisht të sigurojë 2,5 milionë litra euro-dizel nga rezervaz shtetërore të naftës, të thirret debat mbikëqyrës në Kuvend për gjendjen në kryeqytet, si dhe të sillen ndryshime për Ligjin për mbështetje financiare në mënyrë që të sigurohet stabilitet financiar i Qytetit.

Nga Partia liberal demokrate, ndërkaq, përmes kumtesës kërkuan dorëheqjen e kryetares së qytetit Arsovska. Kolapsi në transportin publik gjatë dy ditëve të fundit, siç cekinl është fundi i fundit të cilin e preki kryesia momentale e qytetit, e "operuar" nga turpi, çfarëdo lloj përgjegjësie dhe ndjenje për pasoja ndaj të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë, por edhe ata të cilët qëndrojnë apo tranzitojnë në kryeqytet.

Nga Qyteti i Shkupit përgjegjësinë lidhur me krizën që u krijua në Ndërmarrjen publike të qarkullimit (NPQ) e cila mbeti pa naftë, ia hedhin këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe drejtoreshës së Byrosë për furnizime publike për shkak të procedurës së anuluar për furnizim të derivateve për autobusët.

Nga Byroja për furnizime publike sot i hodhën poshtë qëndrimet në kumtesën nga Qyteti i Shkupit si të pashembullta she jopreofesionale.

"Kjo ofertë, e cila ishte edhe e vetmja e parashtruar në procedurë, nuk e përmbushë kushtin të cilin vetë NPQ e ka cekur në pikën 1.4.8 nga dokumentacioni i tenderit", thonë nga Byroja për furnizime publike. 

Për nesër janë paralajmëruar protesta për shkak të gjendjes me transportin në qytet. Kryetari i Komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush, u bëri thirrje banorëve për protestë, ndërsa me kërkesë për normalizim të transportit publik dolën edhe studentët e USHCM-së të cilët paralajmëruan se do t'i bashkangjiten protestës nëse nuk zgjidhet problemi me transportin publik. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR