• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Mbledhje e jashtëzakonshme e Komunës Koçan, shpallen shtatë ditë zie

Mbledhje e jashtëzakonshme e Komunës Koçan, shpallen shtatë ditë zie

Koçan, 16 mars 2025 (MIA) - Këshilli i Komunës Koçan mbajti mbledhje të jashtëzakonshme pas zjarrit tragjik në diskotekën "Puls". Pasi u mbajt një minut heshtje për të vdekurit, kryetari i Këshillit, Llazo Mitev informoi se shpall shtatë ditë zie në komunë. 

Në tragjedi humbën jetën 59 persona, ndërsa 155 janë lënduar. Për katër persona është shpallur fletëarrest qendror, ndërsa deri më tani janë realizuar biseda me dhjetë persona të hospitalizuar, si dhe me një nga anëtarët e grupit "DNK". fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR