Mbledhja e parë publike e ASHMAA-së për vitin 2026
- – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele (ASHMAA) sot do ta mbajë mbledhjen e parë publike për vitin 2026.
- Post By Fitore Curri
- 08:15, 30 mars, 2026
Shkup, 30 mars 2026 (MIA) – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele (ASHMAA) sot do ta mbajë mbledhjen e parë publike për vitin 2026.
Sipas paralajmërimit, në mbledhjen e cila do të mbahet në hapësirat e Agjencisë, do të prezantohen aktivitetet e realizuara për tremujorin e parë të këtij viti, si dhe të dhënat nga hulumtimi i mendimit dhe qëndrimeve të publikut në lidhje me mediat, që ishte përgatitur për nevojat e ASHMAA-së.
Është paraparë që takimi të fillojë saktë në mesditë. fc/
Foto: Ueb – faqja e ASHMAA-së/printskrin