• e martë, 18 gusht 2026

Mbi dyqind mijë shfrytëzues pa rrymë në Havai pas goditjes së uraganit "Lala"

Mbi dyqind mijë shfrytëzues pa rrymë në Havai pas goditjes së uraganit

Honollollu, 17 gusht 2026 (MIA) – Mbi dyqind mijë shfrytëzues mbetën pa energji elektrike në Havai pasi uragani “Lala” e goditi Ishullin e madh, para se të dobësohej dhe të shndërrohej në stuhi tropikale. 

Guvernatori i Havait, Xhosh Grin, deklaroi se autoritetet shtetërore pranuan raportime për të paktën njëqind shtëpi të dëmtuara. 

Deri në mesditë sipas kohës lokale “Lala” lëvizte drejt perëndimit – veriperëndimit me shpejtësi prej afro 26 kilometra në orë, me erëra maksimale të përhershme prej rreth 105 kilometra në orë, që është jo më pak se erë uragananike, sipas paralajmërimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Uragane. 

Paralajmërimi për stuhi tropikale mbetet në fuqi për Maui, Oahu dhe Kauai. 

“Lala” i goditi pjesët jugore të Havait me vërshime të papritura, të cilat përfaqësues të autoriteteve lokale i përshkruan si “të papara deri më tani”. 

Autoritetet ju bënë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi ishte raportuar se të paktën një person ka humbur jetën në një aksident. 

Të gjitha aeroportet në shtetin federal janë hapur, por autoritetet i këshillonin udhëtarët të kontrollojnë me kompanitë e tyre ajrore për informacionet më të reja. fc/

Foto Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR