• e diel, 22 dhjetor 2024

Mbi 80 pjesëmarrës në edicionin e dytë të Shkollës për Liderë të Rinj "Peace Forum Dialogue"

Mbi 80 pjesëmarrës në edicionin e dytë të Shkollës për Liderë të Rinj

Shkup, 11 gusht 2023 (MIA) - Në kuadër të shënimit të 22 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Korizë të Ohrit, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, për herë të dytë e organizon shkollën për liderë të rinj "Peace Forum Dialogue", (PFD) me mbi 80 pjesëmarrës.

Siç njoftojnë nga Zyra e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, përmes "Peace Forum Dialogue" të rinjve  u jepet mundësia të marrin njohuri për funksionimin e sistemit politik në vend, zbatimi i politikave që rezultojnë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, promovimi i marrëdhënieve  ndëretnike, menaxhimi i konflikteve, ndërtimi i paqes, kohezioni social, demokracia konsensuale, ndërtimi i paqes dhe bashkëjetesa ndërmjet bashkësive etnike dhe integrimi i qytetarëve në jetën publike, sociale, ekonomike dhe kulturore.

Në ditën e parë të hapjes së Forumit në Mavrovë mbajti fjalim zëvendësministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Xhabir Doko i cili tha se Shkolla për Liderë të Rinj ofron mundësi për pjesëmarrësit që të marrin njohuri të reja nga ekspertët më të mirë në vend dhe rajon.

"Si një i ri që mban post publik dhe një individ aktiv social afatgjatë, jam i lumtur që vitet e fundit gjithnjë e më shumë të rinj po marrin mundësinë të jenë pjesë e proceseve kyçe në shoqëri, sepse besoj se të rinjtë kanë vizion, energji dhe potencial që mund të sjellë ndryshime pozitive dhe përparim në të gjitha fushat. Prandaj ju inkurajoj që të jeni gjithmonë të hapur ndaj sfidave të reja dhe të jeni forca lëvizëse e shoqërisë sonë", tha Doko.

Ai shtoi se Shkolla për Liderë të Rinj ofron mundësi të jashtëzakonshme për të pasuruar njohuritë e ekspertëve më të mirë, por edhe për të krijuar njohje dhe miqësi të reja,  me ç'rast theksoi se është e rëndësishme që në mesin e pjesëmarrësve të ketë përfaqësues të disa bashkësive etnike.

"Qëllimi i Shkollës për Liderë të Rinj është përvetësimi i njohurive dhe përmirësimi i aftësive drejtuese për mundësi dhe kontribut në të ardhmen, në zhvillimin pozitiv të shoqërisë", qëndron në kumtesë. sa/


Foto: Kabineti i zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive

 

QËNDRONI TË LIDHUR