• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbi 70 anije hynë në portet ukrainase edhe përkundër bllokadës ruse

Mbi 70 anije hynë në portet ukrainase edhe përkundër bllokadës ruse

Kiev, 2 nëntor 2023 (MIA) - Mbi 70 anije tregtare u nisën drejt porteve ukrainase në Detin e Zi edhe përkundër sulmeve ajrore ndaj objekteve të portit, kumtoi marina ukrainase.

Zëdhënësi i marinës ukrainase, Dmitro Pletençuk sot deklaroi se vëllimi i eksportit arriti rreth 1,5 milionë tonë në muaj.

Gjatë marrëveshjes ndërkombëtare me qëllim që të lejohet eksporti i grurit ukrainas, që u mbështet nga Rusia deri në muajin korrik, mesatarja ishte 2,8 milionë tonë prodhime të grurit në muaj.

Çelësi për trendin në rritje janë shpenzimet më të ulëta për sigurim, tha ai. Ato shënuan rënie pasi anijet e para ngarkuese hynë dhe dolën të sigurta nga portet ukrainase në Detin e Zi në shtator, edhe përkundër kërcënimit nga granatimi rus. Ukraina e mbështeti korridorin detar edhe përkundër bllokadës detare ruse.

Rusia i arsyeton tentimet e veta për bllokadë detare në mënyrë që të parandalohet importi i armëve përmes detit në Ukrainë. Pasi që filloi invazioni i Rusisë ndaj Ukrainës para më shumë se 20 muajve, erdhi deri te stagnimi në tregtinë detare ukrainase.

Edhe përkundër luftës që po vijon, Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan për të ashtuquajturin "korridori për grurin" pothuajse 12 muaj. Qëllimi ishte të lehtësohet eksporti i grurit ukrainas në mënyrë që të stabilizohen çmimet ndërkombëtare të ushqimit. ab/

Foto: ЕPА 

QËNDRONI TË LIDHUR