• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Mbi 600 euro për biletë për ndeshjen miqësore Argjentinë -Australi në Pekin

Mbi 600 euro për biletë për ndeshjen miqësore Argjentinë -Australi në Pekin

Pekin, 2 qershor 2023 (MIA) - Tifozët kinezë të futbollit do të duhet të paguajnë deri 630 euro për ta parë Lionel mesin me datën 15 të këtij muaji në Pekin, në ndeshjen miqësore mes Argjentinës dhe Australisë, kumtuan sot organizuesit.

Ndeshja do të luhet në Stadiumin e saporregulluar të punëtorëve, me kapacitet prej 68.000 ulëseve, ndërsa kjo do të jetë vizita e parë e Mesit në Kinë prej vitit 2017.

Çmimet e biletave, të cilat do të shiten në dy pjesë, më 5 dhe 8 qershor, lëvizin prej 580 juanë (76 euro) dero 4.800 juanë (630 euro).

Organizuesit kumtuan se do të ndërmerren masa të rrepta për të parandaluar stërshitjen e biletave të blera, megjithatë në platformën më të njohur kineze për shitje Interneti, Taobao, tregtarë të ndryshëm tashmë ofruan shërbime për rezervim të biletave, ndërsa njëri prej tyre ofroi qasje drejt ulëseve VIP në stadium, me çmim prej 18.000 juanë (pothuajse 2.400 euro).

Ndeshjen miqësore mes kampionit aktual të botës, Argjentinës dhe Australisë do ta shënojë kthimi i madh i futbollit ndërkombëtar në Kinë pas tre viteve kufizime të rrepta shëdnetësore, të cilat i zbrazën stadiumet dhe shkaktuan anulimin e shumë ngjarjeve sportive. ab/

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR