• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mbi 60 tërmete të njëpasnjëshme në Halkidiki pas asaj të djeshme me magnitudë prej 5.2 ballë

Mbi 60 tërmete të njëpasnjëshme në Halkidiki pas asaj të djeshme me magnitudë prej 5.2 ballë

Athinë, 4 nëntor 2024 (MIA) – Dhjetëra tërmete më të vogla janë regjistruar në afërsi të Halkidikit pas asaj të djeshme prej 5,2 ballë, ndërsa sizmologët grekë thonë se është ende herët për të thënë se ka qenë tërmeti kryesor, ndërsa ato të njëpasnjëshme janë në kornizë normale, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Tërmeti i madh i cili nuk shkaktoi ndonjë problem u regjistrua pak pas orës 19 sipas orës lokale në zonën detare rreth 12 kilometra në jugperëndim të "Nea Mudanja" dhe në periudhë prej pak më shumë se 12 orë u regjistruan 68 tërmete më të vogla prej 2 ballë me përjashtim të njërit që ka qenë 3.8 dhe një tjetri prej 4.2 ballë.

Profesori i sizmologjisë në Universitetin e Selanikut, Kostas Papazahos për televizionin shtetëror ERT mëngjesin e sotëm tha se tërmeti me magnitudë prej 5.2 ballë është një tërmet normal për Greqinë në korniza normale në rajonin e Halkidikit, ndërsa bëhet fjalë për "zonë me aktivitet relativisht të ulët sizmik".

Tërmeti është ndjerë edhe në Selanik si dhe në pjesën jugore të vendit tonë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR