• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbi 450 mijë persona protestuan kundër reformës gjyqësore në Izrael

Mbi 450 mijë persona protestuan kundër reformës gjyqësore në Izrael

Tel Aviv, 2 prill 2023 (MIA) - Mbi 450.000 izraelitë mbrëmë protestuan kundër planit kundërthënës për reforma gjyqësore të qeverisë së re të kryeministrit Benjamin Netanjahu.

Protesta qendrore u mbajt në Tel Aviv, ku u tubuan mbi 230.000 persona, ndërsa u protestua në gjithsej 150 lokacione edhe përkundër fillimit të negociatave me opozitën për zgjidhje kompromisi, lajmërojnë mediumet izraelite.

Netanjahu, nën presion të protestave masive dhe kritikave nga jashtë, të hënën e ndaloi procesin ligjvënës të reformave për të mundësuar negociata me ndërmjetësim të presidentit të Izraelit, Isak Hercog.

Organizuesit e protestës, të shqetësuar se në bazë të planit, koalicioni në pushtet mund shpejtë të marrë kontrollin ndaj emërimit të gjykatësve, paralajmëruan se protestat do të vazhdojnë deri në braktisjen e plotë të reformës, lajmëron Radio Evropa e Lirë.

Lideri opozitar, Jair Lapid dërgoi negociues për ta shqyrtuar pakon e kompromisit të reformave.

Lapid dyshon se vendimi i netanjahut për suspendim të procesit ligjvënës në një muaj është vetëm taktikë për shtyrje. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR