• e martë, 24 dhjetor 2024

Mbi 44 gradë temperatura më e lartë maksimale në Greqi gjatë ditës së djeshme

Mbi 44 gradë temperatura më e lartë maksimale në Greqi gjatë ditës së djeshme

Athinë, 14 qershor 2024 (MIA) - Temperatura jashtëzakonisht të larta u regjistruan dje në disa pjesë të Greqisë, ndërsa në ishujt e Kretës dhe Rodosit, në Peloponez dhe në zonën e Atikës, rajoni më i gjerë i Athinës, termometri tregoi midis 43.3 dhe 44.5 gradë Celsius, sipas të dhënave të Observatorit Kombëtar dhe të portalit Meteo, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga gjithsej 500 stacione meteorologjike aktive në të gjithë Greqinë, gjysma e tyre matën mbi 37 gradë, ndërsa 136 stacione mbi 40 gradë Celsius.

Temperatura maksimale më e lartë (44.5) është regjistruar në afërsi të Hanias në ishullin e Kretës, ndërsa temperatura mesatare maksimale në Greqi ishte 36.3 gradë.

Në zonën e Atikës, rajoni më i gjerë i Athinës, 55 nga 74 stacione aktive regjistruan temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Во 15 часот по локално време, термометарот во центарот на Атина, покажуваше 41 степен Целзиусов, температура екстремно висока за овој период од годината и највисока во првата половина на јуни

Prej të martës Greqinë e ka kapluar valë e të nxehtit me temperatura jashtëzakonisht të larta që kulminoi dje, ndërsa ministritë kompetente dolën me masa dhe rekomandime për qytetarët, të mërkurën dhe të enjten ku një pjesë e shkollave dhe kopshteve në vend janë mbyllur, ndërsa në të njëjtat ditë Akropoli në periudhën prej orës 12 deri në 17 ishte i mbyllur për vizitorët. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR