• e enjte, 14 nëntor 2024

Mbi 400 viktima si pasojë e ciklonit "Fredi" në Malavi, Mozambik dhe Madagaskar

Mbi 400 viktima si pasojë e ciklonit

Lilongve, 17 mars 2023 (MIA) – Si pasojë e ciklonit "Fredi" në Malavi humbën jetën 326 persona, kumtuan mbrëmë autoritetet lokale për bilancin e ri të viktimave dhe shtuan se nga fundi i shkurtit nga ai kanë humbur jetën mbi 400 persona.

"Numri i të vdekurve në katastrofë është rritur nga 225 në 326 viktima, numri i personave të zhvendosur është më shumë se dyfish, duke tejkaluar 183.000 në Malavi", tha presidenti Llazarus Çakvera, i cili vizitoi jugun e vendit që u godit nga cikloni. 

Në të njëjtën kohë në Mozambik humbën jetën 73 persona, derisa në Madagaskar edhe 17 persona.  

Cikloni "Fredi", i formuar në fillim të shkurtit në brigjet e Australisë, deri më tani ka kaluar mbi 8.000 kilometra nga lindja në perëndim në Oqeanin Indian.

Fillimisht sulmoi më 21 shkurt në bregun lindor të Madagaskarit. 

Stuhitë tropikale dhe ciklonet janë një dukuri e rregullt disa herë në vit në Oqeanin Indian jugperëndimor,  gjatë sezonit të uraganeve, që zgjat nga nëntori deri në prill. ar/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR