Mbi 30 për qind e votuesve e kanë realizuar të drejtën e votimit në Dellçevë dhe Makedonska Kamenicë deri në ora 15
- Në Dellçevë dhe Makedonska Kamenicë deri në ora 15 në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të drejtën e votës e kanë realizuar 7.599 qytetarë. Procesi i jehonës deri në ora 15 në Dellçevë arrin 37 për qind, ndërsa në Makedonska Kamenicë - 33,68 për qind.
- Post By Melahat Baftija
- 17:20, 24 prill, 2024
Dellçevë, 24 prill 2024 (MIA) - Në Dellçevë dhe Makedonska Kamenicë deri në ora 15 në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të drejtën e votës e kanë realizuar 7.599 qytetarë. Procesi i jehonës deri në ora 15 në Dellçevë arrin 37 për qind, ndërsa në Makedonska Kamenicë - 33,68 për qind.
"Në Dellçevë deri në ora 15 kanë votuar 5.362 votues, që është gjithsej 37 për qind. Votimi zhvillohet në rendin më të mirë pa kurrfarë probleme", njoftuan nga KKZ Dellçevë.
Në Makedonska Kamenicë deri në ora 15 kanë votuar 2.238 persona.
"Përqindja e qytetarëve të Makedonska Kamenicës, të cilët ek kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës deir në ora 15, në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, arrin 33.68 për qind", informuan nga KKZ-ja, Makedonska Kamenicë.
Votimi zhvillohet pa probleme edhe në këtë komunë. mb/
Foto: MIA