• e shtunë, 27 korrik 2024

Mbi 30 emigrantë llogariten si të zhdukur pas përmbytjes së dy varkave afër Lampeduzës

Mbi 30 emigrantë llogariten si të zhdukur pas përmbytjes së dy varkave afër Lampeduzës

Romë, 6 gusht 2023 (MIA) – Së paku 31 emigrantë rezultojnë si të zhdukur pas përmbytjes së dy varkave në afërsi të ishullit italian Lampeduza, njoftoi sot Organizata ndërkombëtare për migrim (IOM).

Sipas të mbijetuarve, nga njëra varkë janë zhdukur 28 persona, ndërsa nga tjetra tre.

Emigrantët më 3 gusht u larguan nga Tunizia për në Evropë, por fatkeqësia ndodhi për shkak të kushteve të këqija të motit.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR