• e premte, 05 dhjetor 2025

Mbi 270 kilogram kokainë në vlerë prej të paktën 5,5 milionë euro janë gjetur në portin në Selanik

Mbi 270 kilogram kokainë në vlerë prej të paktën 5,5 milionë euro janë gjetur në portin në Selanik

Athinë, 11 gusht 2025 (MIA) - Në një kontejner me një ngarkesë nga Amerika Latine që ka mbërritur në portin në Selanik, policia greke ka gjetur 271 kilogram dhe 150 gramë kokainë, që vlerësohet në vlerë prej mbi 5,5 milionë euro, ndërsa janë arrestuar tre persona anëtarë të organizatës kriminele me karakter ndërkombëtar, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga policia greke njoftuan se organizata kriminele u shpërbë pasi përdori informata nga Agjencia Kombëtare për Luftë me Krimin e Mbretërisë së Bashkuar, "në lidhje me transportin dhe importimin në det nga vendet e Amerikës Latine në një kontejner me sasi të madhe të kokainës në portin e Selanikut.

Të mërkurën është zbatuar një operacion i madh dhe është gjetur kontejneri në të cilin në një pjesë speciale është fshehur droga, ndërsa anëtarët e organizatës kriminele janë arrestuar të shtunën në periferinë e Athinës.

Tre të arrestuarit e moshës mes 32 dhe 47-të vjet kishin role të veçanta në importin dhe tregtinë me drogën.

"Interesi financiar ilegal i anëtarëve të organizatës nga shitja e sasisë së konfiskuar të kokainës vlerësohet në më shumë se 5.500.000 euro", njoftuan nga policia greke. sa/

Foto: Policia greke

QËNDRONI TË LIDHUR