• e shtunë, 06 korrik 2024

Mbi 20 tërmete të dobëta janë regjistruar në Turqi

Mbi 20 tërmete të dobëta janë regjistruar në Turqi

Ankara, 18 prill 2024 (MIA) - Në qytetin turk Tokat sot janë regjistruar më shumë se 20 tërmete, ndërsa më të fuqishmit ishin me intensitet prej 4,4 dhe 4,1 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Tërmeti më i fuqishëm ishte në orën një e gjashtë minuta pas mesnate në thellësi prej 9,97 kilometrave, ndërsa i dyti në orën dy e 35 minuta në thellësi prej shtatë kilometrave, kumtoi Shërbimi për menaxhimin me fatkeqësitë dhe gjendjet e jashtëzakonshme (AFAD).

Guvernatori i Tokatit, Numan Hatipoglu deklaroi se tërmeti nuk ka shkaktuar viktima dhe dëm material. rq/bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR