• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbi 20 të arrestuar në aksionin antiterrorist kundër Shtetit islamik në Turqi

Mbi 20 të arrestuar në aksionin antiterrorist kundër Shtetit islamik në Turqi

Ankara, 25 prill 2024 (MIA) - Njëzet e tre anëtarë të dyshuar të grupit xhihadist të Shtetit islamik (DAESH) janë arrestuar në një operacion të madh antiterrorist të kryer në shtatë rrethe turke, bëri të ditur sot ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja në profilin e tij në "X". 

"Aksioni 'Bozdugan-29' ishte kryer në rrethinat Hataj, Jalova, Konja, Jozgat, Çanakale, Sakarija dhe Tekirdag. Më shumë anëtarë të arrestuar të DAESH-it ka në Hataj - gjithsej dhjetë persona", theksoi Jerlikaja. 

Në periudhën nga 1 qershori i vitit 2023 deri më 22 prill të vitit 2024 kundër Shtetit islamik në Turqi janë kryer gjithsej 1.442 aksione ku janë arrestuar 2.991 të dyshuar. Prej tyre 718 janë në paraburgim të përhershëm, shtoi ministri i Punëve të Brendshme. 

Në vitin 2013 Turqia ishte një nga vendet e para e cila përfshinte Shtetin islamik në listën e organizatave terroriste. Që atëherë, vendi ka qenë vazhdimisht në shënjestër të grupit, me të paktën dhjetë sulme vetëvrasëse, shtatë bomba dhe katër sulme të armatosura, duke vrarë të paktën 300 persona, ndërsa qindra u plagosën. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR