• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mbi 20 persona lëndohen në një aksident rrugor në Gjermani

Mbi 20 persona lëndohen në një aksident rrugor në Gjermani

Berlin, 29 mars 2024 (MIA)  - Të paktën 21 persona janë lënduar pasi një autobus ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në provincën perëndimore të Gjermanisë Rajna Veriore - Vestfalia. 

 Në autobus ka pasur rreth 60 pasagjerë, gjegjsisht  nxënës të shkollave të mesme nga qyteti i Varburgut, të cilët po ktheheshin nga një vizitë në Angli.

 Një nga pasagjerët është plagosur rëndë, por jeta e tij është jashtë rrezikut për jetën.

 Aksidenti ndodhi një ditë pasi katër persona humbën jetën në afërsi të qytetit të Lajpcingut.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR