• e shtunë, 04 janar 2025

Mbi 13.000 mjete piroteknike u gjetën në Hasanbeg, dy persona u privuan nga liria

Mbi 13.000 mjete piroteknike u gjetën në Hasanbeg, dy persona u privuan nga liria

Shkup, 2 janar 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se më 31 dhjetor 2024, nëpunësit policor të Njësisë për Tregti të Paligjshme të SPB Shkup në fshatin Hasanbeg e kanë privuar nga liria Xh.A (29) nga fshati Hasanbeg dhe L.A. (33) nga Shkupi, ku tek ata në tezga të improvizuara janë gjetur mbi 13.000 lëndë piroteknike.

Siç thuhet në kumtesë, 8598 mjete piroteknike janë gjetur tek Xh.A., në një tezgë të improvizuar dhe tek L.A. 4641 mjete piroteknike.

Pas dokumentimit të rasteve do të bëhen parashtresat përkatëse. sa/

FOTO: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR