• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mbi 100 europarlamentarë kërkojnë që UEFA ta përjashtojë Bjellorusinë nga kualifikimet evropiane

Mbi 100 europarlamentarë kërkojnë që UEFA ta përjashtojë Bjellorusinë nga kualifikimet evropiane

Bruksel, 15 mars 2023 (MIA) - Më shumë se 100 përfaqësues në Parlamentin Evropian përmes një letre i bënë thirrje sot kryetarit të UEFA-s, Aleksandar Çeferin, që ta përjashtojë Bjellorusinë nga kualifikimet për EURO 2024 të cilat fillojnë javën e ardhshme.

Kërkesa është e motivuar nga mbështetja bjelloruse për agresionin ndaj Ukrainës për shkak të të cilit UEFA më parë i përjashtoi reprezentacionet dhe klubet ruse nga të gjitha garat evropiane. 

Bjellorusia në kualifikimet për EURO 2024 është në grup me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Kosovën dhe Andorën. 

Për shkak të përfshirjes në agresionin rus ndaj Ukrainës, me vendim të UEFA-s, ndeshjet e saja vendore Bjellorusia duhet t'i luajë në teren neutral pa praninë e publikut dhe në ndeshjen e hapjes më 25 mars kundër Zvicrës, sipas gjitha gjasave, do të jetë nikoqire në Serbi.

Europarlamentarët në letrën dërguar kryetarit Çeferin theksojnë se masat aktuale kundër Federatës së Futbollit të Bjellorusisë nuk janë adekuate duke e pasur parasysh qëndrimin e kreut shtetëror bjellorus për ngjarjet në Ukrainë dhe qëndrimin e Bjellorusië ndaj vendit agresor. fc/

Fotografia: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR