Mbetet llogaritja dimërore e kohës
- Post By Besir Saiti
- 14:12, 25 tetor, 2022

Shkup, 25 tetor 2022 (MIA) - Mbetet sistemi aktual i llogaritjes të kohës, përkatësisht nga kjo fundjavë do të fillojë llogaritja dimërore, me të cilin akrepat e orës do të kthehen një orë pas.
Nga Qeveria njoftojnë për MIA-n se nga informatat që po përgatiteshin nga Ministria e Ekonomisë rezulton se sistemi i ndryshimit të orës duhet të mbetet.
Më shumë informacion do të njoftohet në mënyrë shtesë.
Ministria e Ekonomisë po bënte një analizë për ndryshimin e sistemit të llogaritjes së kohës me rekomandim të Qeverisë. bs/