• e mërkurë, 17 korrik 2024

Mbape: Shumë vite kam ëndërruar të luajë për Realin, sot kjo ëndërr u realizua

Mbape: Shumë vite kam ëndërruar të luajë për Realin, sot kjo ëndërr u realizua

Madrid, 16 korrik 2024 (MIA) - Ylli i madh i futbollit Kilian Mbape ka ndarë emocionet e tij për kalimin në Real Madrid.

Në promovimin e sotëm në "Santiago Bernabeu", futbollisti francez (25) tha se ëndërronte të luante për Realin dhe puthi logon e "klubit mbretëror".

"Me të vërtetë është e mrekullueshme të jesh këtu. Për shumë vite kam ëndërruar të luaj për Real Madridin. Sot kjo ëndërr u realizua. Jam i lumtur dhe dua të falënderoj presidentin Florentino Perez i cili më priti ngrohtësisht që në ditën e parë. Kishte shumë gjëra të papritura, por do të doja të falënderoja gjithashtu të gjithë njerëzit që më ndihmuan të arrij këtu. Tani jam lojtar i Real Madridit. Kjo do të thotë shumë për mua. Tani kam një ëndërr tjetër - të justifikoj historinë e këtij klubi më të mirë në botë", deklaroi Mbape.

Real Madridi ka publikuar transferimin e Mbapes më 3 qershor. Futbollisti ka nënshkruar kontratë me klubin deri në verën e vitit 2029.

Më parë, sulmuesi ka luajtur për PSZH-në, me të cilin u bë gjashtë herë kampion i Francës, katër herë fitoi kupën kombëtare, tre herë Superkupën dhe dy herë fitoi Kupën e Ligës franceze. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR