Mbape e paditë Pari Sen Zhermenin për maltretim psikologjik
- Kilian Mbape e paditë Pari Sen Zhermenin për maltretim psikologjik, sipas kumtesës nga prokuroria në Paris, cituar nga gazeta "Ekip".
- Post By Arta Bunjaku
- 16:27, 26 qershor, 2025
Paris, 26 qershor 2025 (MIA) - Kilian Mbape e paditë Pari Sen Zhermenin për maltretim psikologjik, sipas kumtesës nga prokuroria në Paris, cituar nga gazeta "Ekip".
Mbape parashtroi padi kundër klubit më 16 maj për traumë psikologjike dhe tentim për ta detyruar të nënshkruajë marrëveshje në verën e vitit 2023, si dhe për izolimin e tij nga ekipi.
Krahas rastit gjyqësor, Kilian Mbape vazhdon të ketë konteste financiare me PSZH-në, pasi që klubi nuk ia pagoi shumën e fundit sipas kontratës, pas çka u bë e qartë se reprezentuesi francez do të zhvendoset në Real Madrid. ab/
Fotо: Arkivi