Mbape bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e PSZH-së
- Futbollisti i Pari Sen-Zhermen, Kilian Mbape mrbëmë e shënoi një gol në ndeshjen e xhiros së 26-të të kampionatit francez kundër Nantit (4:2).
- Post By Sheriban Kllokoci
- 10:54, 5 mars, 2023
Paris, 5 mars 2023 (MIA) – Futbollisti i Pari Sen-Zhermen, Kilian Mbape mrbëmë e shënoi një gol në ndeshjen e xhiros së 26-të të kampionatit francez kundër Nantit (4:2).
Ky gol ishte goli 201 për francezin 24-vjeçar në 248 ndeshje për klubin parisien. Kështu Mbape u bë golashënuesi më i mirë në historinë e PSZH-së.
Rekordi paraprak ishte në pronë të Edison Kavanit (200 gola në 301 ndeshje).
Këtë sezon Mbape i zhvilloi 22 ndeshje në Ligën franceze 1 në të cilat i ka shënuar 18 gola dhe tre asistime.
Foto: EPA