• e martë, 26 nëntor 2024

Mbahet Këshilli Ekonomik në përbërje të zgjeruar: Është koha për sjellje të përgjegjshme me energjensat, solidaritet dhe mbështetje për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve

Mbahet Këshilli Ekonomik në përbërje të zgjeruar: Është koha për sjellje të përgjegjshme me energjensat, solidaritet dhe mbështetje për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve
Shkup, 5 tetor 2022 (MIA) - Gjendja energjetike është stabile, ndërsa javën e ardhshme Qeveria do të dalë me masa konkrete të synuara për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe kompanive. Duhet gjithashtu sjellje e përgjegjshme ndaj energjensave, solidaritet dhe mbështetje për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve. Këto janë konkluzionet që dolën nga mbledhja e sotme e Këshillit Ekonomik.
Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi se dialogu ekonomik dhe social me sindikatat do të vazhdojë për ta kaluar më lehtë krizën së bashku. Javën e ardhshme, siç tha ai, Qeveria do të dalë me masa specifike të synuara për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe kompanive. Në të njëjtën kohë, Kovaçevski theksoi se përmes Bankës Zhvillimore janë duke u dhënë masa për t'u ndihmuar kompanive, e cila do të sigurojë likuiditet për kompanitë dhe tejkalim më të lehtë të krizës në muajt në vijim.
Në seancën e Këshillit Ekonomik, përveç kryeministrit, morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, ministrat e Ekonomisë dhe Financave, Kreshnik Bekteshi dhe Fatmir Besimi. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, përfaqësues të ekipit ekonomik të Qeverisë, deputeti dhe profesori Elmi Aziri, akademiku Taki Fiti, përfaqësues nga sektori energjetik, ESM, EVN, NER, KRRE, guvernatorja e Bankës Popullore Aneta Bezhovska, drejtoresha e DAP Sanja Lukarevska, kryetari i LOE-s Darko Dimovski, Trpe Deanovski kryetar i Sindikatës së punëtorëve nga AAGJSH-ja

, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha, kryetar i Lidhjes së Odave Ekonomike Trajan Angelovski, Drejtoresha Ekzekutive e Maqedonia 2025, Nikica Mojsovska, përfaqësues nga ekonomia, ekspertë të ekonomisë dhe energjetikës si dhe profesorë dhe përfaqësues të opinionit akademik.

Siç kumtoi Qeveria, të gjitha temat me interes për qytetarët dhe ekonominë u hapën përmes një dialogu konstruktiv dhe që kanë të bëjnë me përballjen e krizës ekonomike dhe energjetike në të cilën ndodhet vendi ynë, por edhe Evropa në tërësi. Në të njëjtën kohë, të gjitha të dhënat në dispozicion të institucioneve dhe ekonomisë u shpërndanë në mënyrë transparente, të gjitha me synimin për të trajtuar sa më gjithëpërfshirëse pasojat e krizës ekonomike dhe energjetike.
Në takim u diskutuan të gjitha opsionet për furnizim me energji elektrike nga prodhimi vendor, si dhe modalitetet për mbështetjen e ekonomisë dhe qytetarëve që kanë nevojë.
Në këtë drejtim, siç theksojnë nga Qeveria, u veçua rritja e prodhimit të energjisë elektrike nga SHA ESM për 25 për qind, si dhe përpjekjet për sigurimin e energjisë elektrike me çmim më të ulët në bursë, për të cilën tashmë janë duke u negociuar me disa vende.
Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik, ministri Besimi theksoi se buxheti nuk do të ketë probleme me likuiditet përkundër krizës ekonomike dhe se komuniteti i biznesit mund të jetë i qetë, por edhe i gatshëm për të punuar me përgjegjësi.  ls/

QËNDRONI TË LIDHUR