• e premte, 05 dhjetor 2025

Mbështetje e re nga Zvicra në vlerë prej 7,5 milionë franga zvicerane për përforcim të ndërmarrjeve komunale publike në vend

Mbështetje e re nga Zvicra në vlerë prej 7,5 milionë franga zvicerane për përforcim të ndërmarrjeve komunale publike në vend

Shkup, 31 korrik 2025 (MIA) - Në hapësirat e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot do të mbahet ceremoni solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve në kuadër të mbështetjes së re zvicerane për përforcim të ndërmarrjeve komunale publike në vend.

Siç kumtuan nga Ministria e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në ngjarje do të flasin dhe do t'i nënshkruajnë marrëveshjet: zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe ambasadorja e Zvicrës, Veronik Ulman.

Marrëveshjet, në vlerë të përgjithshme prej 7,5 milionë frangave zvicerane, janë dedikuar për mbështetje teknike dhe financiare të ndërmarrjeve komunale publike në shtatë komuna të Maqedonisë së Veriut, me qëllim të përmirësimit të rezistencës, efikasitetit dhe qëndruehsmërisë së tyre. ab/

Fotо: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR