• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mbështetësit e Trampit po bëjnë thirrje për trazira dhe hakmarrje të dhunshme pas vendimit

Mbështetësit e Trampit po bëjnë thirrje për trazira dhe hakmarrje të dhunshme pas vendimit

Uashington, 31 maj 2024 (MIA) - Mbështetësit e ish-presidentit amerikan, Donald Tramp bëjnë thirrje për trazira, revolucion dhe hakmarrje të dhunshme në rrjetet sociale, pasi porota në Nju Jork e shpalli Trampin fajtor për falsifikimin e dokumenteve të biznesit për të mbuluar pagesat ndaj një ylli pornografie para zgjedhjeve të vitit 2016, publikuan mediat franceze në ueb faqet e tyre duke transmetuar raport të agjencisë Rojters.

Mediat theksojnë se pas vendimit, mbështetësit e Trampit u përgjigjen me postime në ueb faqet të lidhura me ish presidentin - TruthSocial, Patriots.Win dhe  Gateway Pundit, duke bërë thirrje për dhunë.

Siç shtohet, disa mbështetës të Trampit bënë thirrje për sulme ndaj porotëve, ekzekutimin e gjyqtarit Huan Merkan ose një luftë të drejtëpërdrejtë civile dhe kryengritje të armatosur.

Mediumi thekson se të gjitha publikimet që i shqyrtuan bënin thirrje për dhunë ose kryengritje, por se shumica e tyre nuk i kanë plotësuar standardet ligjore për kërcënim kriminal, që zakonisht kërkon prova se komenti pasqyron një qëllim të qartë për të vepruar ose futur frikë, në vend se thjesht të sugjerojnë rezultat të frikshëm.

Zëdhënësi i rrjetit social të Trampit, TruthSocial, në lidhje me raportin e Rojters për publikimet e mbështetësve të Trampit, tha se kjo është një artikull ""manipulues, i rremë, shpifës dhe transparent i kot  dhe u botua "thjesht për inat politik".

Porota e gjykatës së qarkut e Menhetenit mbrëmë e shpalli fajtor ish presidenti amerikan, Donald Tramp për për falsifikimin e dokumenteve, për të mbuluar pagesat për një yll pornografie para zgjedhjeve të vitit 2016. Ai e akuzoi administratën aktuale për aktgjykimin dhe deklaroi se kjo është bërë me qëllim që presidenti Xhozef Bajden ta "lëndojë kundeshtarin politik". 

Donald Tramp është presidenti i parë në historinë e SHBA-së i cili dënohet për një vepër penale. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR