• e martë, 01 tetor 2024

Maunt do të mungojë 4-6 javë për shkak të lëndimit

Maunt do të mungojë 4-6 javë për shkak të lëndimit

Mançester, 24 gusht 2023 (MIA) - Mesfushori i Mançester Junajted, Mejson Maunt do të mungojë më shumë sesa ishin parashikimet e para.

Sipas pres shërbimit të klubit nga "Old Traford", anglezi 24-vjeçar për shkak të lëndimit në ndeshjen me Totenhemin, të cilin "Djajtë e Kuq" e kanë humbur me rezultatin 0:2, do të mungojë mes katër dhe gjashtë javë. Ashtu, ai mund të mungojë në tetë ndeshje për ekipin e tij.

Maunt kaloi në Mançester Junajted këtë verë nga Çellsi. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR