• e premte, 11 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Matura shtetërore do të jepet nëpër shkollat që kanë kushte hapësinore, për të gjithë të tjerët testimi do të jetë nëpër fakultete

Matura shtetërore do të jepet nëpër shkollat që kanë kushte hapësinore, për të gjithë të tjerët testimi do të jetë nëpër fakultete

Shkup, 2 prill 2025 (MIA) - Maturantët do ta japin provimin e maturës shtetërore në shkollat e tyre nën kushtim që ata t'i plotësojnë standardet e nevojshme për dhënien e provimeve. Për shkollat që nuk kanë kushte hapësinorë, Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP) do të mundësojë hapësira alternativë në bazë të kërkesave që do t'ua dorëzojnë shkollat e interesuara.

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme ka bërë të ditur se kërkesa e tyre për dhënien e provimit të maturës në ambientet e shkollës në vend të amfiteatrit të fakultetit është pranuar, përveç atyre që nuk i kanë kushtet. Këtë e kanë bërë të ditur sot kryetari i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme, Berin Muhamed dhe drejtoresha e QSHP, Daniella Jovçevska-Mihajlovska.

"Të gjitha shkollat ​​që i plotësojnë kushtet hapësinore, në përputhje me Rregulloren për organizimin e provimit shtetëror të maturës, që do të thotë një metër e gjysmë distancë para dhe pas nxënësit dhe anash, kanë mundësi të japin provimin në ambientet e mëdha që kanë në shkolla, që janë gjimnazet apo korridoret. Për shkollat ​​e mbetura, të cilat nuk kanë mundësi të tilla ose nuk i plotësojnë kushtet hapësinore, provimi shtetëror i maturës do të organizohet në lokacione të tjera, më saktësisht në fakultete", tha Jovçevska-Mihajllovska.

Theksoi se nga drejtorët e shkollave gjegjësisht këshillat e maturave kanë kërkuar që t'i analizojnë kushtet hapësinore dhe të dorëzojnë në QSHP kërkesa nëse nuk kanë mundësi në shkollat e tyre të organizojnë maturë konform Rregullores. Për ata që tashmë janë prononcuar se kanë kushte, QASHP është qasur drejt gjetjes së zgjidhjes për oirganizimin e maturës në fakultete.

Siç tha, shkolla të këtilla ka shumë në vend, por për dallim nga viti i kaluar kur për dhënien e maturës në salla sportive në shkolla tjera, ata vetë kanë siguruar dhe i kanë dërguar deri atje bankat dhe karriget, këtë vit do t'u sigurohen kushte nëpër fakultete.

Tha se edhe këtë vit ende nuk do të mund të realizohet ideja për vendosje të bllokatorëve për telefona celularë dhe për pajisje tjera elektronike, por se si opsion mbetet për të ardhmen.

Lideri i gjimnazistëve Berin Muhamed deklaroi se dhënia e provimit nëpër amfiteatrot e fakuleteve do të vlejë për të gjitha shkollat që nuk kanë kushte hapësinore, ndërsa jo vetëm nga disa qytete, sepse, siç tha, përhapen paqartësi të tilla mes gjimnazistëve.

"Prandaj duam të informojmë më mirë gjimnazistët. Kemi kërkuar takim me MASH dhe QSHP dhe pas takimit mësuam se të gjitha shkollave u jepet mundësia që të japin provimin në ambientet e tyre nëse i plotësojnë kushtet për dhënien e provimit dhe për ata që nuk mund t'i plotësojnë kushtet mund të kërkojnë hapësirë ​​nga QSHP", shtoi Muhamed.

Dy provimet eksterne për provimin shtetëror të maturës 2024/2025 do të jepen më 31 maj dhe 11 qershor. Rreth 15 mijë maturantë janë regjistruar për të dhënë provimin.

Këtë muaj maturantët po punojnë për detyrën e projektit që krahas provimeve të jashtme dhe të brendshme është pjesë e provimit shtetëror të maturës. QSHP tashmë ka filluar përgatitjet për provimin përfundimtar - janë publikuar testet e viteve të kaluara së bashku me përgjigjet e sakta, gjë që ndihmon maturantët si material përgatitor.

Me miratimin e Ligjit të ri për arsimin e mesëm, i cili është në procedurë parlamentare, priten risi në provimin e maturës shtetërore, pra modele sipas llojit të arsimit (të mesëm, profesional dhe artistik). mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR