• e mërkurë, 03 korrik 2024

Materie helmuese është hedhur ndërmjet kompleksit të ndërtesave në udhëkryqin ndërmjet rrugës "Varshavska" dhe "8 Shtatori" në komunën Karposh

Materie helmuese është hedhur ndërmjet kompleksit të ndërtesave në udhëkryqin ndërmjet rrugës

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - Një materie helmuese është hedhur ndërmjet kompleksit të ndërtesave në udhëkryqin ndërmjet rrugës "Varshavska" dhe "8 Shtatori" në komunën Karposh, informoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Shkup.

Nga kjo materie helmuese, siç qëndron në informacion, ngordhin kafshë të pastrehë, ndërsa është e rrezikshme edhe për fëmijët të cilët rastësisht mund të kenë kontakt me të.

Nëpërmjet QMK rajonale denoncimi është dorëzuar në Komunën Karposh dhe në NP "Lajka", për veprim të tyre të mëtutjeshëm, ndërsa është informuar edhe stacioni policor "Karposh" prej nga është marrë informacioni se është dërguar ekip në teren. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR