• e hënë, 23 dhjetor 2024

MASH-i nesër do fillojë të shpallë thirrjet për autorët e teksteve të reja shkollore për klasën e shtatë për vitin e ardhshëm shkollorë

MASH-i nesër do fillojë të shpallë thirrjet për autorët e teksteve të reja shkollore për klasën e shtatë për vitin e ardhshëm shkollorë

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA)- Ministria për Arsim dhe Shkencë (MASH) nesër do ta fillojë procedurën e përpunimit të teksteve shkollore për klasën e shtatë të cilat do të shfrytëzohen gjatë vitit të ardhshëm shkollorë, pasi Byroja për arsim dhe shkencë javën e kaluar materialet mësimore për klasën e shtatë i dorëzoi deri te MASH-i sipas Konceptit për arsim fillor që e zbaton në etapa.

Ministri Jeton Shaqiri kumtoi se nesër do fillojë shpallja e thirrjeve për autorë për tekstet shkollore që do përpunohen konform me programet e reja. Pasi ata deri te MASH-i janë dërguar shumë më herët sesa janë dërguar programet për klasat e gjashta, për shkak të së cilave këtë vit janë vonuar tekstet shkollore, ministri theksoi se do ketë periudhë të gjatë dhe të mjaftueshme të përpunohen dhe të shpërndahen në kohë.

"Gjatë periudhës së kaluar kemi pasur probleme, por duam ta vërtetojmë se me thirrjet në kohë për autorët do kemi periudhë të gjatë për përpunimin e shtypjes së teksteve shkollore për vitin e ardhshëm shkollor. Si ministër kërkova njëkohësisht të përpunohen edhe programe për klasën e tetë dhe klasën e nëntë që të kemi vazhdimësi në atë që duhet të realizohet në tërësi në arsimin fillor. Pasi mund të dalin pyetje se pse një pjesë nga materiali nuk është paraparë në klasën e shtatë dhe të kemi përgjigje nëse është parashikuar deri në fund të arsimit fillor, deklaroi Shaqiri sot pas hapjes së mbledhjes së Komitetit drejtues të COST-programi evropian për bashkëpunim me fushën e shkencës dhe teknologjisë.

Tekstet shkollore të Historisë dhe shoqërisë për klasën e pestë dhe gjashtë ende nuk i kemi, edhe pse dorëshkrimet e grupeve të autorëve janë dorëzuar deri te MASH-i, por nuk paraqiten recensentë në shpalljet.

"Por me rëndësi është që nxënësit kanë material të përgatitur për gjithë vitin të përgatitur nga Byroja për zhvillim të arsimit sipas programit mësimor. Pres që gjatë periudhës së ardhshme, sa më shpejtë të jetë e mundur, profesorët do të kyçen si recensentë dhe vërejtjet e tyre do merren parasysh nga Komisioni kombëtar për tekste shkollore. Prandaj i thërras të gjithë profesorët, ashtu siç u kyçën për të gjitha tekstet tjera shkollore që i kemi përfunduar, të kyçen edhe për librat e Historisë dhe Shoqërisë", theksoi Shaqiri. ss/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR