• e hënë, 23 dhjetor 2024

MASH: Studentët t'i tërheqin kartelat e dedikuara të pagesës për subvencionimin e racionit të studentëve

MASH: Studentët t'i tërheqin kartelat e dedikuara të pagesës për subvencionimin e racionit të studentëve

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Studentët nga viti i dytë dhe vitet më të larta të studimeve, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë plotësuar kushtet për subvencionimin e racionit të studentëve, për të cilin kanë marrë vërtetim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për realizimin e të drejtës, si hap i radhës, kanë obligime të detyrueshme të regjistrohen në platformën aktive online të Sparkasse Banka dhe t'i azhurnojnë të dhënat e tyre në https://netbanking.mk/studentPortal.

"Studentët, do të marrin informacion me SMS për kohën e saktë (24 më herët nga momenti i azhurnimit të të dhënave) dhe vendi për nënshkrimin e marrëveshjes të hapjes së llogarisë së veçantë dhe për të tërhequr kartelën studentore të dedikuar Visa për subvencionimin e racionit, përmes mënyrës së vetme të shfrytëzimit të mjeteve", sqarojnë nga MASH.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se aplikimi për këtë të drejtë për kandidatët që do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2023/2024 dhe që nuk janë regjistruar në semestrin veror, zgjat nga data 27 shtator deri më 2 tetor 2023.

"Çdo aplikant që ka nevojë për mbështetje të menjëhershme gjatë procesit të aplikimit mund të kontaktojë në kontaktin e mëposhtëm: subvinciran.obrok@mon.gov.mk ose në zyrën e dedikuar në katin përdhesë të ndërtesës së Ministrisë", informojnë nga MASH.

Mbështetja financiare në shumë prej 140 denarë është e dedikuar për blerjen e ushqimit, të cilën studenti mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, te personat juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime.

"Kompensimi në të holla nuk është parashikuar të paguhet gjatë periudhës së pushimeve verore nga 1 korriku deri më 1 tetor", theksojnë nga Ministria. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR