• e hënë, 23 dhjetor 2024

MASH: Studentët deri më 10 gusht të aplikojnë për shujtë të subvencionuar për studentë

MASH: Studentët deri më 10 gusht të aplikojnë për shujtë të subvencionuar për studentë

Shkup, 4 gusht 2023 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) rikujton se në rrjedhë ështëa plikimi për realizimin e të drejtës për subvecnionimin e racionit për student për vitin akademik 2023-2024 për studentët aktualë. Afati i fundit për aplikim përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ është 10 gusht, bëhet e ditur në kumtesën e sotme të MASH-it.

"Pas përfundimit të afatit për aplikim, kandidatët të cilët kanë plotësuar kushtet do të njoftohen përmes portalit ku kanë parashtruar aplikimin e tyre. Pastaj, Banka Shparkase, me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhi marrëveshje jofinanciare për realizimin e masës - subvencionimi i racionit për student, do të thirret në njërën nga filialet për të lidhur marrëveshjen për hapjen e një llogarie të veçantë, lidhur me kartelën pagesore të dedikuar përmes të cilës do të mund të shfrytëzojnë vetëm mjejtet", sqarohet në kumtesë.

Aplikimi për kandidatët të cilët do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2023/2024 dhe të cilët nuk e kanë regjistruar semestrin veror do të zgjasë nga data 1 deri më 7 tetor. Gjithashtu, mundësia e aplikimit do të jetë e hapur nga data 1 deri në datën 7 të çdo muaji pasardhës, për studentët që nuk e kanë ushtruar më parë të drejtën e tyre për ndonjë arsye. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR